
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, i është nënshtruar një operacioni në një spital privat në Tiranë. Sipas "TCH", operacioni i tij u krye me sukses, pasi pësoi infarkt gjatë qëndrimit të tij në Voskopojë.
Mësohet se ambasadori Shukrov, ishte duke vrapuar dhe kishte përshkuar gati 8 km kur nuk u ndje mirë. Pas infarktit, Shkurov, u dërgua në spitalin e Korçës dhe më pas, për një kurim më të specializuar, drejt kryeqytetit.
Ai shoqërohet nga bashkëshortja, me të cilën ndodhej në një vizitë joformale në fshatin turistik të Voskopojës.
Lini një Përgjigje