
Juristi Jordan Daci ka analizuar paktin e nënshkruar midis kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni për kampin e refugjatëve afganë në Shëngjin të Gjadrit.
Ditën e djeshme (18 tetor) gjyqtarët e Seksionit të Emigracionit në Gjykatën e Romës vendosën që 12 emigrantët e sjellë në Shqipëri duhet të ktheheshin në Itali, edhe pse kërkesat e tyre për azil ishin refuzuar.
Daci tha se opozita ka ndërmend të dërgojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Drejtësisë së BE, duke shtuar se ka mundësi që këto gjykata të pezullojnë përkohësisht marrëveshjen, pasi kanë autoritetin për të marrë vendime pezulluese.
“Qeveria italiane do përpiqet tq zgjerojë rrethin e të ashtëquajturave vende të sigurta. Referuar vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian kjo gjë nuk mund të bëhet. Nga ana tjetër edhe bnëse do bëhet, edhe gjyqtarët europianë janë në të drejtën e tyre për të vlerësuar, sepse nuk e bën vend të sigurtë një analizë një shtet të caktuar, është vendimmarrje që kërkon analizë. Në shumicën e rasteve vendimmarrja bëhet për interesa politike. Si mund të quhet Siria për shembull një vend i sigurt? Apo edhe vende të tjera që janë në luftë. Ndërkohë që jami sigurtë që do i fusin tek lista e vendeve të sigurta. Sigurisht gjyqtarët italianë nuk janë të atij niveli që mund të bëjnë negociata për këtë pjesë. Nga sa kuptoj unë, opozita do e dërgojë vendimin në Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatën e Drejtësisë së BE. Që me shumë mundësi do pezullojë përkohësisht marrëveshjen sepse këto gjykata kanë të drejtën për të marrë vendime pezulluese”, tha Daci në Euronews.
Lini një Përgjigje