TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Dhjetor 2025, 09:44

Pika kufitare Kakavijë do të bllokohet për 5 orë, shkak protestat e fermerëve grekë 

Shkruar nga Pamfleti

Pika kufitare Kakavijë do të bllokohet për 5 orë, shkak

Pika kufitare e Kakavijës do të bllokohet për disa orë për shkak të grevës së fermerët grekë.

Policia Kufitare Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 15:00 deri në orën 20:00, aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në fshatin Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Sipas informacioneve, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

“Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës”, thuhet në njoftim.

Prej 3 ditësh Greqia po mban protesta duke bllokuar rrugët kryesore. Një ditë më parë, gjatë tubimit fermerët u përplasën fizikisht me policinë.

Ndërkohë sipas mediave greke, fermerët kanë njoftuar se protesta e tyre do të vijojë me bllokimin e porteve.

 

greva e fermereve greke

Lini një Përgjigje