
Rasti, i zbuluar në dokumentet e gjykatës, është i fundit në të cilin migrantët e paligjshëm janë lejuar të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar pasi pretendojnë se largimi i tyre do të shkelte të drejtat e tyre të njeriut ose ligjin e BE-së ...
Një piktor dhe dekorues shqiptar duket se i ka shpëtuar një vendimi për t’u dëbuar nga Mbretëria e Bashkuar pasi Gjykata e Imigracionit refuzoi përpjekjen e Ministrisë së Brendshme për ta larguar nga ishulli.
Historia e shqiptarit ka tërhequr vëmendjen e mediave britanike, ndërsa ai vuajti një dënim prej dy vitesh e 6 muaj burg, për një sulm brutal ndaj një tjetër personi.
Vangjel Gjika sulmoi me një çadër një tjetër person dhe e rrahu atë derisa objekti u shpërbë. Më pas Gjika i ka përplasur kokën në trotuar personit tjetër.
Në vitin 2020, pas lirimit të tij, Ministria e Brendshme britanike kërkoi ta deportonte. Por pas 5 vitesh përballje gjyqësore, Gjykata e Imigracionit ka vendosur që ai mund të qëndrojë sepse krimi i tij ishte një "rast i vetëm".
Gjika, një piktor dhe dekorues, i cili u zhvendos në Britani në vitin 2013 dhe jeton në Surrey, kreu sulmin ndaj një shoku të fëmijërisë me të cilin kishte një grindje të ashpër në vitin 2016.
Gjika sulmoi shokun e fëmijërisë me një çadër, e goditi me aq shumë forcë ca ajo u shpërbë, ndërsa dhuna vijoi. Ai ia përplasi dy herë kokën në trotuar shokut të tij të fëmijërisë.
I dhunuari pësoi plagë të shumta dhe në atë kohë iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Rasti, i zbuluar në dokumentet e gjykatës, është i fundit në të cilin migrantët e paligjshëm janë lejuar të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar pasi pretendojnë se largimi i tyre do të shkelte të drejtat e tyre të njeriut ose ligjin e BE-së .
Gjykatës iu deshën 5 vjet për të dhënë një vendim, në rastin konkret duke lejuar Gjikën, i cili ka shtetësi të dyfishtë, shqiptare dhe greke, të qëndronte në Mbretërinë e Bashkuar, pasi nuk përbënte një “kërcënim të vërtetë dhe mjaftueshëm serioz” për të justifikuar deportimin.
Dokumentet e gjykatës thonë se “sulmi i dhunshëm” erdhi pasi marrëdhënia e tij me shokun e fëmijërisë “u prish” në një grindje të ashpër dhe dyshja shkëmbyen mesazhe kërcënuese dhe abuzive.
“Ai e sulmoi duke përdorur një çadër, të cilën e përdori me aq forcë saqë çadra u shpërbë. Kur çadra u shpërbë, Gjika ia përplasi kokën burrit dy herë në trotuar”, thuhet në vendimin e Gjykatës.
Viktima kishte nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, pasi kishte një mollëz të thyer dhe shenja në fytyrë. Vitin pasardhës, ai ende përjetonte marramendje dhe ankth.
Gjika duhej të dilte në gjyq në vitin 2017, por u deklarua fajtor në minutën e fundit dhe u dënua me 32 muaj burg. Gjykatësi vendosi gjithashtu një urdhër mbrojtjeje prej 10 vitesh, i cili do të skadojë në vitin 2027.
Pasi u lirua nga paraburgimi, Gjika u kthye për të jetuar me gruan dhe fëmijët e tij në shtëpinë e tyre në Surrey. Por Ministria e Brendshme vendosi që ai ishte një "kërcënim serioz" për shoqërinë dhe kërkoi ta deportonte atë sipas rregullave të BE-së.
Gjika apeloi vendimin në gjykatën e shkallës së parë të imigracionit, por kjo u rrëzua në mars 2020. Ai apeloi në gjykatën e shkallës së parë, ku gjyqtari arriti në përfundimin se gjykata e shkallës së parë kishte bërë një "gabim ligjor". /Përshtati Pamfleti nga The Telegraph/
Lini një Përgjigje