TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Korrik 2026, 11:53

Renditja e FIFA-s, Spanja rrëmben kreun nga Argjentina; Italia dhe Gjermania mbeten jashtë Top 10

Shkruar nga Pamfleti

Renditja e FIFA-s, Spanja rrëmben kreun nga Argjentina; Italia dhe

Triumfi në Kupën e Botës 2026 i ka rikthyer Spanjës vendin e parë në renditjen botërore të FIFA-s. Pas fitores 1-0 ndaj Argjentinës në finalen e Botërorit, "La Roja" ngjitet në krye të klasifikimit, ndërsa kampionët e mëparshëm të botës zbresin në vendin e dytë.

Botërori ka sjellë ndryshime edhe në pjesën tjetër të renditjes. Brazili dhe Maroku fitojnë nga një pozicion, duke lënë pas Portugalinë, ndërsa Belgjika ngjitet në vendin e tetë, përpara Holandës.

Në dhjetëshen më të mirë rikthehet edhe Meksika, për herë të parë që nga marsi i vitit 2022. Ndërkohë, Gjermania vazhdon të mbetet jashtë Top 10, njësoj si Italia, katër herë kampione e botës, e cila nuk arrin të rikthehet mes dhjetë përfaqësueseve më të mira.

Renditja e re e FIFA-s konfirmon dominimin e Spanjës në futbollin ndërkombëtar, duke kurorëzuar suksesin e saj në Botërorin 2026 me rikthimin në vendin e parë të klasifikimit botëror.

Renditja e FIFA-s, Spanja rrëmben kreun nga Argjentina; Italia dheRenditja e FIFA-s, Spanja rrëmben kreun nga Argjentina; Italia dhe

 

Lini një Përgjigje