TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Qershor 2025, 16:25

Plani i qeverisë për polici vullnetare, Softa: Mund të keqpërdoret politikisht apo nga grupet kriminale!

Shkruar nga Pamfleti

Plani i qeverisë për polici vullnetare, Softa: Mund të

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa ka deklaruar se nëse s’do ketë transparencë dhe mbikëqyrje, policia vullnetare mund të keqpërdoret politikisht, apo nga grupet kriminale.

Softa vuri në dukje se duhen përjashtuar nga policia vullnetare personat me aktivitet politik, duke shtuar se nëse do certifikohen patronazhistët, do të ktheheshin kthehet në strukturë politike të rrezikshme.

Softa ngre pyetjen kush do t’i kontrollojë policët vullnetarë, a do të ketë auditim të tyre.

Policia vullnetare është një VKM e qeverisë, ka qenë përpjekje që në 2019 por s’ka funksionuar për shkak të mosdakordësisë politike, e parë me skepticizëm edhe nga vet shoqëria civile. Nëse s’do ketë një dakordësi, transparencë, dhe shkallë besueshmërie nga palët, mund të përdoret politikisht, mund të përdoret nga grupet kriminale, dhe mungesa e profesionalizmit të tyre mund të bjerë ndesh me politikat e Policisë së Shtetit, gjë që mund të krijojë konflikte në zona të caktuara.

Parë nga një anë, që mund të jetë në ndihmë të Policisë së Shtetit, patjetër që është pozitive, por paqartësia është te ana financiare. Si do punojnë këta njerëz? Personat që do punojnë janë më sigurime shoqërore, pa shoqërore? Përgatitja profesionale që duhet të kenë, do paraqiten me një certifikatë, duke i trajnuar në Akademinë e policisë. Duhet të përjashtohen ata me tesera politike dhe aktivitet politik, sepse do keqpërdoren.

Kush do ta kontrollojë këtë forcë përveç Policisë së Shtetit? Mund të jetë AMP, Avokati i Popullit, institucione te pavarura të shoqërisë civile, a mund të ketë një auditim të tyre? Ka shumë pikëpyetje. Nuk do të ketë polici vullnetar të drejtë të bëjë hetim, sepse bie ndesh me ligjin e Policisë së Shtetit dhe kompetencat e tyre. Ata mund të përdoren në ndeshje futbolli, festa, aktivitete të ndryshme. Deri më sot kemi parë që grupet kriminale kanë rekrutuar persona të nivelit të lartë të Policisë, mendoni për forca vullnetare, që do jenë pa pagesë, sa do jetë integriteti i tyre.

Këta persona s’mund të bëjnë veprime ku s’janë të instruktuar dhe s’kanë sektor ku duhet të veprojnë. Duhet të bëhet një instruktazh në Komisariatin e zonës. Më e rëndësishme është të ketë një regjistër kombëtar të tyre. Duhen mbajtur në mbikëqyrje sepse mund të përdoren nga struktura, qoftë edhe të krimit të organizuar. Informacione do kenë, çfarë do mbikëqyrin. Nëse patronazhistët do t’i certifikojmë kthehet në strukturë politike të rrezikshme”, tha ai në MCN TV.

Lini një Përgjigje