
Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka folur mbi vendimin e GJKKO-së, për lënien në burg të ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.
Ai tha se largimi nga politika i Dakos do të krijojë probleme për PS në qarkun e Durrësit.
“Moto e Ramës: Kali që kapet, shin gjithë lëmin. Me Dakon, krijohet një vakuum në Durrës. Në zgjedhjet e ‘88 në Meksikë, u fitua në bashkëpunim me një kartel droge. E njëjta skemë është edhe këtu. Mbaruan zgjedhjet, Rama fitoi Durrësin, të gjithë Qarkun. Kush i mblidhte këta “Rrumin”, etj.? Dako pra. Bandat në Durrës nuk janë më çuna lagjesh, të fikin derën. Këtu do të jemi, do t’ia dëgjosh krismën. Po shkojnë sa buxheti i qeverisë, por nuk operojnë këtu ata”, tha Hoxha.
Më tej ai theksoi se në të ardhmen do të vijojnë të pastrohen më shumë para nga krimi në Shqipëri.
Ai theksoi se nëse krimi vendos tu vendosë gjoba oligarkëve në Shqipëri, të gjithë do të paguajnë, në të kundërt do të duhet të largohen nga Shqipëria, pasi pistoletën do ta kenë te veshi.
“Oligarkët në Shqipëri po nuk paguan gjobat tek bandat më mirë të ikin nga Shqipëria”, tha Hoxha.