TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Tetor 2025, 10:50

“Po rriten rastet e krimit kibernetik”, ministri i Drejtësisë tregon arsyet pse duhet të ndryshojë Kodi Penal

Shkruar nga Pamfleti

“Po rriten rastet e krimit kibernetik”, ministri i

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari tregoi disa arsye se pse duhet të ndryshojë Kodi Penal.

Teksa raporton në Komisionin e Ligjeve, Lamallari pohoi se ka një tendencë të krimeve të reja, siç është dhe krimi kibernetik, që duhet të pasqyrohen në kodin e ri.

Ai u shpreh gjithashtu se është e domosdoshme që të reflektojmë këto ndryshime dhe t’i ofrojmë mundësi krijimit të Kodit të ri Penal.

“Tendencat kriminale rrezikojnë jo vetëm Shqipërinë, por dhe më gjerë. Çështjet e terrorizimit, apo dhe çështjet e armëve, janë problematika jo vetëm të Shqipërisë. Ne jemi angazhuar ndaj Komisionit Europian për të plotësuar dhe kapitullin 23, për ta bërë të prekshme angazhimin tonë për përmbylljen e piketave të ndërmjetme deri në 2025.

Krahas punës që po bëhet me kodin penal, po vijon puna dhe për kodi e ri Penal, që do të vijojë dhe gjatë vitit 2026. Kemi rreth 25 tryeza të planifikuara që po ndodhin dhe do të ndodhin. Takime me shoqëri civile apo me biznese. Kodi ekzistues penal u miratua në 1995 dhe ka kaluar shumë vite që atëherë. Përgjatë kësaj kohe kemi identifikuar probleme por dhe tendenca të ndryshime kriminale, siç është krimi kibernetik. Është e domosdoshme që të reflektojmë këto ndryshime dhe t’i ofrojmë mundësi këtyre ndryshimeve. Kodi i Procedurës Penale duhet t’i nënshtrohet ndryshimeve”, tha ai.

Lini një Përgjigje