TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Nëntor 2025, 16:39

Priten reshje intensive në Vlorë, probleme me energjinë dhe mjegull e dendur

Shkruar nga Pamfleti

Priten reshje intensive në Vlorë, probleme me energjinë dhe

Edhe pse dita e sotme nisi me mot të kthjellët pas një jave me reshje intensive, situata pritet të përkeqësohet ndjeshëm në Vlorë pas orës 20:00 të mbrëmjes së sotme.

Gazetarja e Greta Haskaj raporton se, sipas parashikimeve metereologjike Vlora do të përballet sërish me reshje të forta, çka i ka detyruar autoritetet të marrin masa emergjente për të shmangur përmbytjet, veçanërisht në zonat që historikisht preken nga dalja e lumenjve nga shtrati.

Prefektura e Vlorës ka intensifikuar punën për pastrimin e kanaleve kulluese dhe ka vënë në operim të plotë hidrovorin e qytetit. Strukturat e emergjencave civile janë ripozicionuar në zonat problematike, sidomos në Novoselë, e cila javën e kaluar u prek nga dalja e lumit Vjosa.

Dallgë deri në 2.5 metra, pezullohen lundrimet e mjeteve të vogla

Autoritetet portuale njoftuan se në det të hapur dallgët do të arrijnë deri në 2.5 metra, duke detyruar pezullimin e lundrimit për anijet e vogla dhe ato të peshkimit. Mjetet po ankorohen në port deri në përmirësim të kushteve atmosferike. Ndërkaq, linjat e transportit ndërkombëtar, përfshirë itinerarin Vlorë-Brindisi, do të vijojnë funksionimin normal.

Probleme me energjinë dhe mjegull e dendur në Llogara

Një tjetër shqetësim mbetet furnizimi me energji elektrike në disa zona të qarkut. Ndërkohë, në majën turistike të Llogarasë është shfaqur mjegull e dendur, çka ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Për këtë arsye, drejtuesit po preferojnë të përdorin aksin e tunelit të Llogarasë, i cili momentalisht duket më i sigurt.

Lini një Përgjigje