
Partia Demokratike do mbledhë “foltoren 2” paraditen e sotme në orën 18:00 para kryeministrisë. Policia ndërkohë ka nisur puna për vendosjen e perimetrit rrethues të godinës.
Prej orës 15:00 ka nisur bllokimi i trafikut në disa akse rrugore pranë vendit të protestës, ndërsa është blinduar edhe dera e Kryeministrisë.
Mësohet se leja për protestën është marrë në Policinë e Tiranës për intervalin kohor nga ora 18:00 deri në orën 20:00.
Policia bën me dije nga ora 15:00 deri në përfundim të aktivitetit, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Lini një Përgjigje