TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shtator 2025, 18:57

Procedura për formimin e qeverisë së re/ Pas votimit në parlament, qeveria e re dekretohet nga presidenti Begaj!

Shkruar nga Pamfleti

Procedura për formimin e qeverisë së re/ Pas votimit në

Pas zgjedhjes së ministrave të rinj nga Kryeministri Edi Rama sot, procesi kushtetues për formimin e qeverisë së re vazhdon me hapa konkretë nesër, më 12 shtator. Sipas procedurave të parashikuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, deputetët e rinj do të mblidhen në Kuvend për tu betuar.

Nesër rreth orës 10:00, Kuvendi do të hapë dyert për 140 deputetët e rinj, të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Kjo është mbledhja e parë e plotë pas zgjedhjeve, ku deputetët do të betohen zyrtarisht para flamurit dhe Kushtetutës, duke konfirmuar legjitimitetin e tyre.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të drejtojë ceremoninë e betimit, siç parashikon neni 82 i Kushtetutës. Kjo hap esencë për të siguruar kuorum-in e nevojshëm (të paktën 71 deputetë) për veprime të mëtejshme.

Menjëherë pas betimit, Presidenti Begaj do të japë mandatin zyrtar Kryeministrit Edi Rama për të formuar qeverinë e re. Ky mandat bazohet në shumicën absolute të Partisë Socialiste (mbi 80 mandate), duke autorizuar Ramën të paraqesë listën e ministrave të zgjedhur sot.

Pas mandatimit, deputetët do të votojnë për Kryetarin e ri të Kuvendit. Kjo zgjedhje kërkon shumicë absolute dhe do të pasohet nga formimi i Byrosë së Kuvendit, zëvendëskryetarë dhe sekretarë. Menjëherë më pas anëtarët e Këshillit të Ministrave mbajnë mbledhjen e parë që shënon nisjen e detyrës.

 

Lini një Përgjigje