TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shtator 2025, 15:55

Qeveria e re, Ben Andoni: Asambleja tregoi pushtetin e jashtëzakonshëm të kryeministrit Rama

Shkruar nga Pamfleti

Qeveria e re, Ben Andoni: Asambleja tregoi pushtetin e jashtëzakonshëm

Gazetari dhe analisti Ben Andoni duke folur për emërimin e ministrave të rinj nga Edi Rama, tha se Asambleja e PS-së tregoi pushtetin e jashtëzakonshëm të kryeministrit brenda partisë.

Gjatë fjalës së tij ai u ndal edhe nga propozimi i kreut të qeverisë Edi Rama të ish-ministres Oligerta Manastirliu për kryetare të Bashkisë së Tiranës. Andoni theksoi se kandidatura shpreh një vlerësim nga ana e qeverisë kundrejt ish-ministres Oligerta Manastirliu.

“Nuk po flitet më për reformat në arsim. Janë edhe disa probleme të cilat nuk mund të mbyllen vetëm me një mandat. Asambleja tregoi pushtetin e jashtëzakonshëm të Ramës. Unë uroj që ekipi i ri i Ramës të ngrejë zërin. Fatet e vendeve kanë nevojë për drejtues të cilët mbajnë barra. Do të duhen rreth 100 ditët e para për të vlerësuar një qeveri. Mënyra se si janë prekur edhe zonat e mjedisit, mund të them se dëmi është bërë. Unë sot kam vënë re disa gjëra shumë pozitive tek kryeministri Edi Rama. Mund të them se kandidatura për kandidate të Oligerta Manastirliu është një vlerësim nga qeveria”, përfundoi Andoni.

Lini një Përgjigje