TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Mars 2023, 10:26

Projekti Thumanë-Kashar/ Banorët e Bërxullës protestojnë te Hipoteka: Keni 1 javë kovë! Na verifikoni titujt e pronësisë

Shkruar nga Pamfleti

Projekti Thumanë-Kashar/ Banorët e Bërxullës

Banorët e Bërxullës e kanë nisur zhvendosur protestën e tyre para Hipotekës, ndërsa kundërshtojnë projektin për rrugën Thumanë-Kashar.

Njerëzi ata janë shprehur kundër qëndrimit të institucioneve, ndërsa kërkojnë verifikim të titujve të tyre të pronësisë.

Ata i kanë bërë thirrje drejtoreshës së Hipotekës, Dallëndyshe Bicit që të marrë masa brenda një jave dhe të vlerësojë pronat, ku banorëve t’i jepet certifikimi i pronës.

“Prej disa kohësh titujt e pronësisë tona qëndrojnë në sirtarë dhe nuk na i japin. Më vjen një përgjigje dhe ku thuhet; se ju nuk mund ta merrni pronësinë, pasi shtëpia nuk ka çati. I bëj thirrje drejtorit të ri të Hipotekës, dhe zonjës Dallëndyshe që të vihen në lëvizje. Që të zhvillohet rruga pa na dhënë neve titujt e certifikatës së pronësisë, s’do bëhet. Ne rrugën nuk do e lëmë të zhvillohet, sikur të na zhdukin të gjithëve. Po na soset durimi. Mirë që nuk kanë marrë asnjë masë për të nisur dëmshpërblimet e banesave, dhe të akomodoheshin diku, por s’kemi as titujt e pronësisë. Për ne ka kosto të madhe, është dhe dëm ekonomik. Po t’i punojmë tokat, nesër do vijnë ta na i prishin. Se dimë se ku do të përfundojmë nesër.”, tha një prej banorëve.

Banorët e zonës së Bërxullës tashmë prej muajsh vijojnë protestën kundër zhvillimit të projektit rrugor Thumanë-Kashar.

Një prej problemeve kryesore që shtrojnë banorët është çështja e shpronësimit, duke deklaruar se atyre u është ofruar një çmim më i ulët se çmimi i tregut.

 

Lini një Përgjigje