Aktualitet26 Mars 2023, 11:24

Banorët e Bërxullës sërish në protestë për pronat, gra, burra e fëmijë ulen këmbëkryq në asfalt: Pa marrëveshje nuk ka rrugë

Shkruar nga Pamfleti

Banorët e Bërxullës sërish në protestë për

Ditën e sotme banorët e zonës së Bërxullës po vijojnë protestën kundër zhvillimit të projektit rrugor Thumanë-Kashar.

Dhjetra banorë janë mbledhur dhe kanë bllokuar një pjesë të aksit të rrugës së Rinasit.

Një prej problemeve kryesore që shtrojnë banorët është çështja e shpronësimit, duke deklaruar se atyre u është ofruar një çmim më i ulët se çmimi i tregut.

"Skemi marrë asnjë përgjigje, po mbyllet muaji i gjashtë i protestës. Për vlerën e pronës thonë se duhet të zbatohet ligji. Për certifikimin e pronës, është hedhur një tezë që nuk e merr asnjë përsipër. Sipas ligjit, çdo banesë që preket nga një projekt, duhet të dëmshpërblehet sipas vlerës së tregut. Këto banesa i dolën rrugës përpara? Apo gjurma e rrugës kalojnë mbi këto banesa. Kjo vepër është bërë në studiot e Italisë, me google, pra nuk është bërë sipas rrugës në terren.", tha një banor.

Prej 6 muajsh ata protestojnë duke bërë disa kërkesa në drejtim të institucioneve  për shpronësimin e drejtë sipas tyre të pronave që preken nga projekti i aksit Thumanë-Kashar.

Ata kanë deklaruar se nuk do lejojnë punimet pa parë dokumentacionin dhe se do përshkallëzojnë protestat.

“Na ka ardhur një çmim, 517 mijë lekë për metër katror për banesa. Kreu i Bashkisë Vorë dhe ai vetë është shokuar kur mori vesh çmimet që solli firma.

Ne nuk do t’i lëmë deri sa të vijë dhe të na prezantohet çdo gjë me dokumente. Duhet të vijnë me dokumente sa nënkalime do bëhen, rrugët dytësore. Ne do t’i përshkallëzojmë protestat, do rrimë dhe me ditë”, thanë banorët.

 

banorët e bërxullës protestë