TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Tetor 2023, 07:30

“Prokurorët e SPAK nisen drejt SHBA, do të raportojnë edhe për Saliun”/ Gazetari: Amerikanëve u duhet Berisha me akuzën për korrupsion

Shkruar nga Pamfleti

“Prokurorët e SPAK nisen drejt SHBA, do të raportojnë edhe

Për gazetarin Andi Tela akuza e ngritur ndaj ish-kryeministrit Berisha për korrupsion pasiv dhe arrestimi i dhëndrit, është vepër e SPAK-ut dhe Departamentit të Shtetit, që e ka shpallur non grata që në majin e dy viteve më parë.

Tela tha në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, se Berisha i ka sfiduar dhe amerikanëve u duhet ish-kryeministri me akuzën e korrupsionit dhe urdhëri i tyre duhej zbatuar nga SPAK-u, si bilanc i punës së bërë nga drejtësia e re e mbështetur nga SHBA-të.

“Ne e dimë që SPAK është ndërtuar nën hyqmin e amerikanëve, të ekzekutivit amerikan, Departamentit të Shtetit, që ka shpallur Berishën non grata. Berisha i ka sfiduar. Atyre u duhet Berisha me akuzën e korrupsionit dhe duhet që urdhëri i tyre të zbatohet nga SPAK-u.

Varet se si do të fryjë era nga përtej oqeanit për të kuptuar se si ky proces do të zgjësë një vit, dy vite, Berisha do të dënohet në Shkallën e Parë, do të dënohet në Apel, mund të mos dënohet dhe kam përshytpjen se ky proces është mbyllur këto ditë sepse një grup i madh prokurorësh në datën 28 tetor udhëtojnë për në SHBA dhe rrinë atje një javë. Ata duhet të shkojnë atje dhe do të çojnë bilancin e punës që kanë bërë dhe pjezë e bilancit është fakti që ish-kryeministri Berisha, i shpallur non grata, ndodhet nën hetim për korrupsion, ashtu siç e kanë akuzuar amerikanët”, tha Tela.

spak shba berisha gazetari

Lini një Përgjigje