TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Qershor 2026, 19:52

Protesta në 148 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, protestuesit firmosin bashkimin ‘simbolik’ në tubim  

Shkruar nga Pamfleti

Protesta në 148 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, protestuesit firmosin

Protesta e njëmbëdhjetë radhazi po mbahet ditën e sotme në Tiranë, kundër investimit në Zvërnec dhe përkon me 148-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit dhe kjo nuk mund të kalonte pa u vënë në dukje nga protestuesit.

Ky përvjetor është kujtuar nga protestuesit në forma të ndryshme, ku më origjinalja është hedhja e firmave të qytetarëve në një pankartë të madhe ku shkruhet ‘lidhja është gjallë’. Në këtë formë, protestuesit krahasojnë lidhjen e Prizrenit të vitit 1878 me protestat e vitit 2026.

Kujtojmë se dita e njëmbëdhjetë vjen pas një marshimi maratonë një natë më parë, ku mijëra qytetarë qëndruan për orë të tëra në rrugët e Tiranës, duke kaluar nga bulevardi drejt zonës së Korpusit Universitar dhe më pas duke u rikthyer sërish në qendër të qytetit.

Ajo që bie në sy gjatë këtyre ditëve është fakti se protesta ka tejkaluar prej kohësh kauzën që e ndezi fillimisht. Në rrugët e Tiranës nuk dëgjohen vetëm thirrje kundër qeverisë, por edhe kundër klasës politike në tërësi, duke reflektuar një pakënaqësi më të gjerë që shkon përtej një çështjeje të vetme.

lidhja e prizrenit tubimi

Lini një Përgjigje