
Fundjava ka sjellë sërish protesta përtej trojeve shqiptare kundër qeverisë së Edi Ramës. Mesditën e sotme qindra shqiptarë janë mbledhur në Piazza Castello, në Milano duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama.
Me pankarta nëpër duar dhe me flamujt kuq e zi, protestuesit kanë nisur thirrjet në kor; “Rama jepe dorëheqjen” dhe “Rama në burg, Berisha në burg”.
Protesta në Milano i bashkohet asaj revolte të madhe e cila zhvillohet prej 14 ditësh dhe ku protestuesit kërkojnë largimin e establishmentit të ri.
Lini një Përgjigje