TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Qershor 2026, 11:43

“Ju erdhi fundi hajdutëve”/ Mes pankartave dhe thirrjeve, banorët protestojnë në Rrjoll (Fotot)

Shkruar nga Pamfleti
“Ju erdhi fundi hajdutëve”/ Mes pankartave dhe thirrjeve,
Banorët e Rrjollit në protestë

Banorët e Rrjollit kanë vijuar edhe sot rezistencën kundër projektit në zonë, duke dalë sërish në protestë.

Gjatë tubimit, protestuesit kanë çarë një pjesë të rrethimit të vendosur nga firma ndërtuese dhe janë futur në kantier. Situata është shoqëruar me tensione dhe përplasje me forcat e policisë.

Në disa momente, banorët kanë akuzuar punonjësit e rendit se i kanë shtyrë, ndërsa kanë vijuar thirrjet kundër projektit dhe personave që ata i bëjnë përgjegjës për situatën.

“Ju erdhi fundi hajdutëve”, ishte një nga thirrjet e protestuesve gjatë përplasjes.

Banorët kanë mbajtur në duar pankarta me mesazhe kundër prekjes së pronave të tyre, ndërsa mes tyre shkruhej: “Ne jemi fëmijët e Rrjollit, toka jonë nuk preket”, “Rrjolli është shtëpia jonë, mos na e merrni të ardhmen”, “Ju erdhi fundi hajdutëve”.

Prej rreth dy javësh, një pjesë e banorëve të Rrjollit janë bërë pjesë edhe e protestave masive në Tiranë, ku pritet t’i bashkohen sërish gjatë ditës së sotme.

“Ju erdhi fundi hajdutëve”/ Mes pankartave dhe thirrjeve,“Ju erdhi fundi hajdutëve”/ Mes pankartave dhe thirrjeve,“Ju erdhi fundi hajdutëve”/ Mes pankartave dhe thirrjeve,“Ju erdhi fundi hajdutëve”/ Mes pankartave dhe thirrjeve,“Ju erdhi fundi hajdutëve”/ Mes pankartave dhe thirrjeve,“Ju erdhi fundi hajdutëve”/ Mes pankartave dhe thirrjeve,

pankarta thirrje banoret proteste ne rrjoll

Lini një Përgjigje