
Mbi 26.600 maturantë në mbarë vendin zhvillojnë sot provimin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, atë të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.
Testimi nis në orën 10:00 dhe zgjat 2 orë e 30 minuta.
Për zhvillimin e procesit janë ngritur 144 qendra provimi në shkolla në të gjithë vendin. Mbarëvajtja e testimit do të mbështetet nga 2.087 mësues administratorë dhe 170 monitorues të Ministrisë së Arsimit, ndërsa në vlerësimin e testeve do të angazhohen 650 korrigjues.
Për të garantuar një proces të rregullt, maturantët duhet të respektojnë një sërë rregullash. Ata duhet të paraqiten në ambientet e shkollës që në orën 08:30, të kenë me vete kartën e identitetit, të jenë të veshur sipas rregullave dhe me uniformën e shkollës. Gjithashtu, ndalohet përdorimi i telefonave celularë dhe orëve inteligjente gjatë provimit, ndërsa kërkohet sjellje korrekte dhe përqendrim maksimal gjatë testimit.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, një ditë më parë apeloi që edhe ky provim të zhvillohet me të njëjtat standarde si ai i Gjuhës së Huaj, duke theksuar se respektimi i rregullave është i panegociueshëm.
Sipas kalendarit të Maturës Shtetërore, më 16 qershor maturantët do t’i nënshtrohen provimit të Matematikës, ndërsa më 23 qershor do të zhvillohet provimi me zgjedhje.
Pika në gjith shqiprin dol teza.Për miqtë e mikeshat u zgjidh u shkoi te banga turp kjo ministre turi kalë