TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Maj 2025, 09:29

PS kryeson bindshëm në Elbasan, PD rrezikon të humbë dy mandate

Shkruar nga Pamfleti
PS kryeson bindshëm në Elbasan, PD rrezikon të humbë dy
PS kryeson bindshëm në Elbasan

PS triumfon bindshëm në qarkun e Elbasanit.  Me 25,346 vota, konkretisht 60.9%, PS mund të sigurojë 10 mandate, dy më shumë sesa viti 2021. 

Nga ana tjetër, Koalicioni PD – ASHM ka pësuar një rënie të ndjeshme. Me 12,130 vota dhe 29.2% të votave që ka deri më tani, humb 2 mandate (nga 6 në 4) dhe një përqindje të konsiderueshme mbështetjeje, -12.8% krahasuar me 2021.

Partitë e tjera deri më tani nuk arrijnë të thyejnë pragun për përfaqësim. Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt ka marrë 3.2%, Partia Mundësia ka marrë 2.2%, ndërsa Partia Socialdemokrate e Tom Doshit ka përmirësuar rezultatin me një rritje të lehtë nga 0.4% në 1.2%, por sërish pa mandat.
 

ps kryeson bindshëm në elbasan

Lini një Përgjigje