
Pandeli Bozha, babai i kandidates së PSD në Fier, Limonera Bozha është arrestuar me urdhër të SPAK pasi dyshohet për korrupsion aktiv në zgjedhje. Sipas policisë, dyshohet se Bozha ndërhyrë dhe manipuluar procesin zgjedhor.
Kandidatja e PSD tha për “Report Tv” se babai i saj është ndaluar mbrëmjen e së dielës rreth orës 09:00 teksa ka qenë duke lëvizur me automjet pranë banesës së tij.
Limonera Bozha shprehet se është e paqartë lidhur me ndalimin e babit të saj. Ndërkohë pritet një njoftim nga policia për më shumë detaje rreth arrestimit të Pandeli Bozhës.
Lini një Përgjigje