
Gazetari Bledian Koka, ka komentuar vizitën e Altin Dumanit në DASH. Sipas tij, të bën habi fakti që nuk ka asnjë njoftim nga SPAK mbi takimin me zyrtarin e DASH.
“Zoti Dumani është takuar me zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Euroazinë. Ky zotëria është i ri në DASH dhe ka takuar dy herë zonjën Vjosa Osmani, një herë zotin Albin Kurti dhe Dumani është i pari zyrtar shqiptar. Çfarë presim nga ky takim? Më bën përshtypje që nuk kemi njoftim të SPAK-ut”, tha Koka.
Sipas tij, të vetmet fakte zyrtare janë disa foto që tregojnë se Altin Dumani ka qenë në një dasmë.
“I vetmi informacion dhe e vetmja foto që ne kemi rreth vizitës së zotit Dumani është në fakt pjesëmarrja e tij në një dasmë. Dasmë familjare. Nuk ka asgjë të keqe, mund të ketë qenë një rrugë e dy punë. Është normale që të shkosh në Amerikë, të takosh zyrtarë të lartë dhe të shkosh në një dasmë familjare”, shtoi Koka në "A2 CNN".
Lini një Përgjigje