Aktualitet27 Maj 2024, 22:33

Pse u vra Artan Santo? Ervin Karamuço zbulon detaje: Porositësi sot është në burg, ai që zbriti nga motori është zhdukur

Shkruar nga Pamfleti

Pse u vra Artan Santo? Ervin Karamuço zbulon detaje: Porositësi sot

Më 26 qershor të vitit 2014 Tirana dhe e gjithë Shqipëria u trondit nga vrasja e një prej biznesmenëve më të fuqishëm të vendit, Artan Santo. Ai u qëllua me armë nga dy persona me motor pranë hyrjes së bankës së themeluar prej tij. Ndonëse kanë kaluar kaq vite, ngjarja mbetet ende mister.

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në emisionin “360 gradë” të gazetarit Artur Zheji, tha se ka dyshime që vrasja e Santos lidhet me persona të trafikut ndërkombëtar të drogave të forta.

Ka informacione që ngrenë dyshime edhe nga të dënuar dhe persona të arratisur që kanë folur me agjentë të policisë, vrasja që shfaqët ka dyshime të forta se ekzekutori, ai që zbriti nga motori, është sot i zhdukur. Nuk dihet ku është, ka vite që është rrëmbyer dhe më pas është zhdukur. Ai që nget motorin, sot është në arrati. Nuk ka asnjë gjurmë që ndodhet në Shqipëri. Ndërsa porositësi është në burg në Shqipëri. Dyshohet se ka ndodhur për shkaqe të lidhura jo me kriminalitet në Shqipëri, por për trafik ndërkombëtar të drogërave të forta, të cilat kishin krijuar një garanci në një bankë, ku drejtuesi i saj nuk ishte dakord që të bënte negociata me njerëz të rrezikshëm dhe për këtë ai mori dënimin fatal. Është një fabul, sepse edhe ministri i brendshëm në atë kohë, kur doli në deklaratë, e dinte se çfarë kishte ndodhur dhe kishte informacion se kush e kishte bërë. Dhe menjëherë forcat RENEA u përqendruan në Fushë Krujë. Pati edhe të shoqëruar”, tha ai.