
Gazetarja Etleva Delia ka dhënë detaje nga vrasja e bankierit Artan Santo. Duke folur në “360 gradë” nga Artur Zheji, ajo tha se deri tani nuk ka të dhënë aq do të sjellin rihapjen e dosjes.
Sipas saj, ka pasur disa pista, teksa është hetuar edhe Ervis Martinaj.
"Në fakt kjo është një nga ngjarjet që nëse do të shkojë më thellë hetimet e nisura tashmë pasi kanë dalë në skenë emra personazhesh, biseda, besoj se mund të zbardhet nëse ekziston vullneti për ta zbardhur. Është kërkuar që të rihapet kjo dosje por deri tani s’ka pasur të dhëna. U hetuan disa pista, një ndër ta lidhej me këto personazhe që sot kanë dalë në dosje më të fundit, me vëllezërit Bami, Hakën, Ervis Martinajn. U aludua se dy skafandrat të ngjashme me të autorëve u gjetën në magazinat e Martinajt në Fushë Kuqe. Një element tjetër që e lidhte me Martinajn ishin disa kamera sigurie që kishin fiksuar këta dy persona me motor në afërsi të ish stadiumit Qemal Stafa disa ditë para se të ndodhte ngjarja dhe pikërisht në atë vend kishte shtëpinë Martinaj”, tha ajo.
Lini një Përgjigje