
Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë në rrjetet sociale mesazhin e presidentit të SHBA Donald Trump, pas përfundimit të takimit në Alaska me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Në një nga postimet e publikuara, selia diplomatike e SHBA në vendin tonë shkruan “Qëllimi është gjithmonë paqja”, shoqëruar me një foto bardh e zi nga takimi mes presidentit amerikan dhe homolgut rus.
Ndërkohë në një tjetër postim ambasada amerikane publikoi një tjetër mesazh të Trump.
“Bëmë një përparim të madh sot… Patëm një takim produktiv dhe duhet të kemi shumë pika”, shkruhet në një postim me foto nga samiti, ndërsa në një postim tjetër “Standardi është gjithmonë paqja”.
Lini një Përgjigje