TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shkurt 2024, 13:11

Qeveria shleu 15 milionë Euro paga, që Blerim Hoxha i landfilit nuk ua dha naftëtarëve të ARMO

Shkruar nga Pamfleti
Qeveria shleu 15 milionë Euro paga, që Blerim Hoxha i landfilit nuk ua
Edi Rama dhe Blerim Hoxha /

 

Dokumente që vërtetojnë, lidhjet e pista të kryeministrit Edi Rama me biznesmenin nga Kosova Blerim Hoxha, të cilit i dha 40% të landfillit të Tiranës ...

Tellallët e qeverisë, mes tyre më i zjarrti Baton Haxhiu, po mundohen të mohojnë faktin, që 40% të landfillit të Tiranës, kosovarit Blerim Hoxha ia ka dhuruar kryeministri Edi Rama; po kështu po mundohen të mohojnë lidhjet e pazaret e tyre të pista, me bazë vjedhjen te ARMO.

Investigimi i “Pamfleti”-t, ka zbuluar se në vitet 2020-2022, kryeministri Edi Rama, ka nxjerrë 3 vendime qeverie “emergjence”, me të cilët ka shlyer 10 milionë Euro paga e sigurime shoqërore të naftëtarëve të uzinës së Ballshit, të cilat nuk ua dha koncesionari Blerim Hoxha, duke i mashtruar deri ditën që ia mbathi.

Pas kallëzimit penal që bënë në Shqipëri, Kosovë e Zvicër ndaj Blerim Hoxhës, me prova për mashtrim e vjedhje të miliona Euro paga; në lojë për ta shpëtuar, u fut kryeministri Rama, miku që i dhuroi Landfillin e ARMO-n dhe e la të vidhte, të mos jepte pagat e të ikte.

Me Vendim Qeverie Nr. 909, datë 18.11.2020, të firmosur nga kryeministri Edi Rama, 827 naftëtarëve të ARMO-s, iu paguan pagat e 1 viti për periudhën nëntor 2020–tetor 2021, nga 400 mijë lekë të vjetra në muaj për secilin.

Qeveria shleu 15 milionë Euro paga, që Blerim Hoxha i landfilit nuk ua

Vlera totale këtyre pagave ishte 4.6 milionë Euro, të cilat duhej t’i kishe paguar Blerim Hoxha, por me vendim të kryeministrit Edi Rama u paguan nga buxheti i shtetit; madje me mashtrimin shtetëror, sikur këto ishin paga për shkak papunësie prej epidemisë “Covid 19”.

Por me Vendim Nr. 155, datë 3.3.2021, afro 2 muaj para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, kryeministri Edi Rama shtoi në listën e pagesave edhe 23 persona, që nuk kishin asnjë lidhje me ARMO, por ishin drejtues të PS në Ballsh, me vlerë financiare shtesë 174 milionë lekë.

Qeveria shleu 15 milionë Euro paga, që Blerim Hoxha i landfilit nuk ua

Pagat e naftëtarëve të Ballshit, që nuk i dha Blerim Hoxha, kryeministri Edi Rama vazhdoi t’i shlyente nga buxheti i shtetit dhe gjatë vitit 2022, por duke i justifikuar si “pagesa kalimtare papunësie për shkak të bllokimit të uzinës”.

Me Vendim Nr. 71, datë 2 shkurt 2022, kryeministri Edi Rama u dha naftëtarëve dhe një vit pagë për periudhën janar-2022-dhjetor 2022, por këtë herë, sa paga minimale mujore 320 mijë lekë, duke shlyer detyrimet që nuk u dha miku i tij, koncesionari Blerim Hoxha.

Qeveria shleu 15 milionë Euro paga, që Blerim Hoxha i landfilit nuk ua

Në vlerë totale, qeveria ka shlyer 10 milionë Euro paga e sigurime shoqërore të naftëtarëve, që i la pa paguar Blerim Hoxha; i cili po kështu, me lejen e Bablokut, pasi mori 390 milionë Euro të ardhura nga ARMO, u largua pa paguar dhe 77 milionë Euro detyrime ndaj shtetit.

Por nuk mbaron me kaq, pasi sipas informacionit që “Pamfleti” ka marrë nga Ministria e Financave, qeveria do t’u shlyej 853 naftëtarëve të Ballshit edhe nga 13 paga me vlerë 5 milionë Euro, të cilat Blerim Hoxha nuk i ka shlyer, ndërsa ata i kanë fituar me vendim gjyqësor të formës së prerë si detyrim i qeverisë që i la në dorë të koncesionarit mashtrues.

Qeveria shleu 15 milionë Euro paga, që Blerim Hoxha i landfilit nuk ua

Sipas llogarisë, në total janë 15 milionë Euro paga e sigurime shoqërore borxhe të Blerim Hoxhës, që Babloku ia ka shlyer nga taksat e shqiptarëve; përveç faktit, që bashkë me të sajuan shkatërrimin e Rafinerisë së Ballshit dhe e shitën për skrap./Pamfleti

blerim hoxha edi rama armo 15 milion euro paga

Lini një Përgjigje