TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Dhjetor 2023, 10:35

Qyno nuk tregoi burimin, denoncon gazetari: Nuk është hera e parë që Behar Dibra urdhëron presionet ndaj gazetarëve

Shkruar nga Pamfleti

Qyno nuk tregoi burimin, denoncon gazetari: Nuk është hera e parë

Prokurori i SPAK Behar Dibra që urdhëroi marrjen në pyetje dhe kontrollin e banesës, sekuestrimin e kompjuterit të punës së gazetarit të Ora News Elton Qyno vetëm sepse ky i fundit refuzoi të jepte burimin e lajmeve të tij, është një rast i përsëritur.

Gazetari Fatos Mahmutaj përmes rrjeteve sociale thekson se një ngjarje e ngjshme i ka ndodhur me këtë prokuror në vitin 2005.

“Në lidhje me kolegun Elton Qyno dhe lumemadhin Behar Dibra. E njëjta situatë si kjo e Qynos më ka ndodhur edhe mua në fillim të vitit 2005 tek Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Atëherë, dy drejtuesit sharlatanë të Prokurorisë (shefi dhe zëvendësi i tij) shfrytëzuan pikërisht lumëmadhin Dibra për të më thirrur dhe pastaj më bënë presion për shumë orë rresht në përpjekje për të më gjetur burimin e disa lajmeve rreth një dosje të madhe që gjykohej në atë kohë.

Kështu, Qyno, vëlla, mos ia merr me të madhe Dibrës, por shih kujt i ke hequr llokmën nga goja me ato që ke publikuar...”, shprehet gazetari Fatos Mahmutaj.

Qyno nuk tregoi burimin, denoncon gazetari: Nuk është hera e parë

Kujtojmë se prokurori Dibra mbrëmjen e djeshme në një prononcim për rrjetin “BIRN” pranoi që e gjithë kjo u bë për t’i marrë burimin e lajmeve gazetarit Elton Qyno, i cili ka refuzuar ta bëjë.

“Po, është pyetur për të dhënë burimin. Nuk e ka thënë. Hetimet do të vazhdojnë në forma të tjera për të zbuluar kush ka nxjerrë sekretin hetimor”, tha Dibra në një bisedë telefonike me BIRN.

 

qyno gazetar burim bnehar dibra

Lini një Përgjigje