
Deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi, është emëruar nga Partia Socialiste në pozicionin e nënkryetares së Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik.
Ish-ministrja e Arsimit dhe Sportit, përmes një reagimi në rrjetet sociale ka theksuar se angazhimi i saj do të jetë gjithnjë në dobi të qytetarëve.
“Jam e nderuar që m’u besua në seancën parlamentare detyra e re si nënkryetare e Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik. Do të vazhdoj me të njëjtin përkushtim, veçanërisht misionin tonë të përbashkët në fushën e arsimit, por edhe të kulturës dhe medias, si fushat kryesore të punës së këtij komisioni, tashmë nga një tjetër front, atë të Kuvendit të Shqipërisë, por gjithmonë për të mbështetur reformat dhe nismat e duhura në interes të brezit të ri dhe gjithë shoqërisë shqiptare”, shkruan Kushi.
Lini një Përgjigje