TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Mars 2026, 18:59

Rama merr në dorë listën e kandidatëve për kreun e policisë, zbulohet emri që kryeson!

Shkruar nga Pamfleti
Rama merr në dorë listën e kandidatëve për kreun e
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari dhe kryeministri Edi Rama

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit vijon të jetë ende enigmë, edhe pse emri i kandidatit të cilin ministri i propozon këshillit të ministrave për miratim duhet të ishte publikuar dje. Pas skadimit të afatit prej 48 orësh nga përfundimi i seancës së fundit dëgjimore me 14 kandidatët për postin e kryepolicit, Ministria e Brendshme ende nuk ka bërë publike listën e vlerësimit me pikë të kandidatëve.

Mirëpo nga burime jo zyrtare bëhet me dije se Tonin Vocaj rezulton kandidati më i vlerësuar, nga procesi i përzgjedhjes.

Vocaj është renditur i pari për nga pikët, ndërsa pas tij vjen Lorenc Panganika, i cili gjithashtu konsiderohet një pretendent i fortë për postin. Lista me kandidatët më të vlerësuar i është dorëzuar nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, kryeministrit Edi Rama, i cili do të marrë vendimin përfundimtar.

Procesi për zgjedhjen e kreut të ri të policisë u hap pas largimit të Ilir Proda më 1 mars dhe ka hyrë tashmë në fazën vendimtare. Pas filtrimit të aplikimeve, 14 kandidatë iu nënshtruan testimit final dhe intervistave në Ministrinë e Brendshme.

Komisioni i posaçëm, i përbërë nga përfaqësues të ministrisë dhe institucioneve të sigurisë, ka për detyrë

Procesi është ndjekur me interes edhe nga partnerët ndërkombëtarë, ndërsa përzgjedhja e drejtuesit të ri të Policisë së Shtetit konsiderohet një moment kyç për reformimin dhe forcimin e rendit dhe sigurisë në vend.

ministri i brendshëm besfort lamallari edi rama policia e shtetit gara

Lini një Përgjigje