TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Shtator 2025, 22:26

“Rama sinjale se do ta zgjerojë pushtetin”, gazetari: Ka emra që janë vetofruar për ministra

Shkruar nga Pamfleti

“Rama sinjale se do ta zgjerojë pushtetin”, gazetari: Ka emra

Gazetari Roland Qafoku komentoi pritshmëritë për qeverinë e re të Edi Ramës në mandatin e katërt.

Qafoku tha se Rama ka punuar me mbi 60 ministra duke u nisur nga parimi se asnjë ministër nuk duhet të rrijë më shumë se 5 vite në pushtet, me përjashtime të vogla.

Ai tregoi se ka persona që i janë vetofruar Ramës për të qenë pjesë e qeverisë së re, ndërsa theksoi se me dy emërimet në Hipotekën e Vlorës dhe nënkryetarin e Bashkisë Tiranë Rama ka dhënë sinjale se do ta zgjerojë pushtetin.

Ministrat që kanë qëndruar mbi 5 vjet në qeveritë e Ramës, janë Kumbaro, Manastirliu, Balluku. Duket sikur Rama do të përsërisë atë që bëri Nano në 97, t’i jap pushtet për të bërë shtet. Edhe pse dy emërime nuk tregojnë shumë si kreu i hipotekës së Vlorës dhe nënkryetari i Bashkisë Tiranë, janë sinjale se ai do ta zgjerojë pushtetin. Kam informacione se ka edhe nga ata që janë vetofruar te Rama; unë mund ta bëjë këtë ndaj jam gati të vihem në dispozicionin tënd”, tha Qafoku në emisionin Now në Euronews Albania.

Lini një Përgjigje