TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Qershor 2025, 14:53

Reagimi i Ramës për pagat e gjyqtarëve, 'Kushtetuesja': Çdo formë presioni është e papranueshme!

Shkruar nga Pamfleti
Reagimi i Ramës për pagat e gjyqtarëve, 'Kushtetuesja':
Kryeministri Edi Rama dhe Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka dalë në reagim pas një statusi të kryeministrit Edi Rama në X, ku ai komentoi kërkesën e unionit të gjyqtarëve për një rritje page prej 700 eurosh.

Gjykata Kushtetuese ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama ku i bënte thirrje që të mos “lajthisë” duke miratuar kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve, të cilët kërkojnë rritje pagash me 700 euro.

Kushtetuesja ka dalë me një njoftim për shtyp, duke theksuar pavarësinë e saj dhe duke dënuar çdo formë ndërhyrjeje apo presioni ndaj vendimmarrjes së saj.

Gjykata Kushtetuese garanton se ushtrimi i funksionit të saj kushtetues është i pandikuar nga palët politike apo veprimtaritë dhe vendimmarrjet e tyre.

“Duke marrë shkas nga qëndrime dhe reagime të publikuara së fundi në media dhe në rrjete sociale nga përfaqësues të pushteteve të tjera, përfshi atë ekzekutiv, si dhe të vetë medias, Gjykata Kushtetuese siguron publikun dhe palët në proces se ajo është e pavarur në ushtrimin e funksionit të saj kushtetues dhe nuk ndikohet prej tyre në veprimtarinë ose vendimmarrjen e saj.

Gjykata Kushtetuese gjen rastin të ritheksojë se vendimet e saj mund të jenë objekt kritikash, megjithatë është e papranueshme çdo formë ndikimi, sikundër çdo përpjekje për të vënë në dyshim autoritetin dhe reputacionin e saj, qoftë edhe në dukje, çka do të cenonte vetë parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe atë të ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve", thuhet në reagim.

Kujtojmë se një ditë më parë, kryeministri Edi Rama e cilësoi kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve të depozituar në Kushtetuese për rritje pagash, për herë të dytë ka kaluar tre vite, këtë herë me 700 euro si skandaloze. Në një reagim në X, kreu i qeverisë bëri shpjegimet përkatëse ligjore teksa nënvizonte që Kushtetuesja të mos “lajthisë” duke përsëritur vendimin e mëparshëm për të colin qeveria heshti për respekt të pavarësisë së drejtësisë.

Unioni i Gjyqtarëve e ka depozituar kërkesën në datën 3 Mars 2025 në Gjykatën Kushtetuese, ku aktualisht e ka kaluar seancën paraprake dhe në mes të muajit Qershor pritet të mbahet seanca për shqyrtimin e saj. Unioni i Gjyqtarëve mendon se ka të drejtë të kërkojë këtë rritje të pagave, ndërsa pritet vendimi që do të marrë Kushtetuesja.

 

Lini një Përgjigje