
Mjekja pediatre Sonila Brati ka folur lidhur me problemet shëndetësore që sjell vera, duke theksuar shtimin e rasteve me viroza tek fëmijët, por edhe ndikimin tek të rriturit dhe moshat e treta.
Brati shprehet se edhe pse këto viroza kalojnë me shpejt ndryshe nga ato të dimrit, fëmijët duhet të drejtohen tek mjeku nëse kanë këto simptoma: temperaturë të lartë, dhimbje fyti, kollë dhe përgjithësisht infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.
"Në verë ka goxha problematika tek fëmijët, por mendoj se edhe tek të rriturit, tek moshat e treta dhe ata që janë me sëmundje kronike se problemi nuk qëndron vetëm tek fëmijët, por fëmijët janë ata që preken më shumë dhe mbase janë më tepër të ekspozuar, janë më në kontakt me fëmijë të tjerë që do të thotë që ende vazhdojnë të frekuentojnë edhe në verë çerdhet apo kopshtet por që vera realisht ka disa viroza.
Prindërit mbase mundohen t’i kalojnë më lehtshëm sesa në dimër ato të verës. Ndonjëherë mundohen t’i lënë më të lirshëm fëmijët qoftë nëpër plazhe apo në ambiente të tjera, ndryshe nga dimri që pastaj të mbledh në shtëpi dhe mundohesh të jesh më i kujdesshëm me fëmijën.
Ajo çka ne vëmë re këto ditë në fakt, kanë rikthyer virozat. Kemi pasur një vit shumë të ngjeshur, por edhe në këto ditë drejtohen fëmijët që kanë temperaturë të lartë, dhimbje fyti, kollë dhe përgjithësisht infeksionet e rrugëve të sipërme janë ata që predominojnë", tha ajo për “Ora News”.
Lini një Përgjigje