Aktualitet16 Tetor 2023, 07:10

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet në orët e para të mëngjesit i vranët e reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Më pas parashikohet mot me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura. Në momentin e vranësirave të dendura, parashikohen reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra në zonën e qendrës dhe kryesisht zonën e jugut.

Parashikohet mjegull dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut kryesisht në orët e para të mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi 12-16 m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-3 ballë.

temperatura moti reshje shiu