
Eksperti i Ekonomisë Fatos Çoçoli ka komentuar Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet ditën e nesërme në Tiranë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Shqipëria duhet të ngrejë zërin për bllokimin e fondeve ndaj Kosovës.
Më tej, Çoçoli nënvizoi se sa më shpejtë të zhbllokohen këto fonde aq më mirë është për të gjithë popullin e Kosovës.
“Duhet të ngremë zërin për faktin e ngrirjes pa caktuar datë se kur do të shkrihen projektet e Kosovës në Procesin e Berlinit. Strukturat përgjegjëse të këtij procesi duhet të pyesin Brukselin dhe kë mund të pyesin më shumë se sa Ursula von der Leyen se çfarë ka ndërmend të bëjë me këtë ngrirje. Qeveria jonë e ka një as nën mëngë për ta ndihmuar qeverinë e Kosovës. Sa më shpejtë të zhbllokohen këto fonde aq më mirë është për të gjithë popullin në Kosovë”, tha ai.
Lini një Përgjigje