Aktualitet28 Nëntor 2023, 12:20

Reshjet e dendura të shiut, rënia e gurëve shkakton probleme në Rrugën e Arbrit

Shkruar nga Pamfleti

Reshjet e dendura të shiut, rënia e gurëve shkakton probleme

Reshjet e shiut të nisur mëngjesin e sotëm kanë krijuar probleme në rrugën e Arbrit. Si pasojë e intensitetit të lartë të shiut dhe erës së fortë në rrugën e Arbrit ka rënie të vazhdueshme të gurëve.

Situata paraqitet më problematike në bajpasin e Murrizit ku ka rënie gurësh si në fshatin Bastar i Mesëm të Tiranës, ashtu edhe në fshatin Murrizë të Njësisë Xibër të Klosit. Ndërkohë rënie gurësh ka edhe në afërsi të tuneleve të fshatit Shkallë.

Këshillohet që drejtuesit e mjeteve që përdorin këtë aks rrugor të tregohen shumë të kujdesshëm pasi përballen me befasi si pasojë e gurëve në rrugë. Po ashtu si pasojë e reshjeve intensive ka prezencë të madhe të ujit në rrugë.

rruga e arbrit reshje shiu