TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Dhjetor 2025, 11:29

Revolta për ujin në Vlorë, kryebashkiakja fshihet/ Gafa e Mersinit: Defekti, fatkeqësi natyrore (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Revolta për ujin në Vlorë, kryebashkiakja fshihet/ Gafa e

“Kam folur në telefon me Kryebashkiaken, e cila ka 3 ditë që na gënjen, duke na thënë se ndodhet te Ujesjellësi. Të vijë këtu dhe të na japë llogari, të na thotë kur do të vijë uji në banesat tona"...

Në Vlorë vijon revolta e qytetarëve, që prej 5 ditësh, nuk kanë ujë, ndërsa Bashkia nuk jep asnjë zgjidhje. Qytetarët janë mbledhur në sheshin para Bashkisë, ndërsa Kryebashkiakja nuk ndodhet në zyrë. Sipas qytetarëve, Kryebashkiakja Brunilda Mersini, është justifikuar se ndodhej në drejtorinë e Ujesjellësit.

Video e mëposhtme që qarkullon në rrjetet sociale tregon atë që po ndodh në qytetin bregdetar, atje ku Edi Rama fitoi mandatin e parë si deputet, ndërsa Vlora është konsideruar vazhdimisht si hambar votash për socialistët.


“Kam folur në telefon me Kryebashkiaken, e cila ka 3 ditë që na gënjen, duke na thënë se ndodhet te Ujesjellësi. Të vijë këtu dhe të na japë llogari, të na thotë kur do të vijë uji në banesat tona. Sot është dita e 5-të që nuk kemi ujë. Dje ishte në mbrëmjen Gala, por doli nga dera e pasme, pasi njerëzit hynë në sallën e teatrit “Petro Marko”. Po dëgjojmë vetëm gënjeshtra”, tha një prej qytetarëve.

Ndërkohë pritet një mbledhje e shtabit të emergjencave, e thirrur nga Prefekti për të analizuar situatën e rëndë në Vlorë, ku i gjithë qyteti ka mbetur pa ujë.

Pritet që qytetarët të mblidhen përpara Prefekturës, atje ku do të mbahet edhe mbledhja.  

Reagimi i Kryebashkiakes

Duke shmangur takimin me qytetarët, Kryebashkiakja Brunilda Mersini thotë se problemi tashmë është drejt zgjidhjes. Ajo e konsideron defektin që ka lënë pa ujë qytetin si fatkeqësi natyrore, edhe pse në ditët e fundit nuk ka pasur asnjë fenomen natyror që të ketë ndikuar në tubacionet e ujësjellësit. Ndoshta pa padija, ose për të shmangur çdo lloj përgjegjësie në mosreagimin e institucioneve, Mersini ka dalë në konkluzionin se kemi të bëjmë me faktkeqësi natyrore që po shfrytëzohet politikisht nga opozita. 

Mersini u shpreh se deri në ardhjen e pjesës së nevojshme për rikuperimin final të dëmit, është gjetur një zgjidhje provizore ndërsa në qytet operojnë mbi 15 bote uji, ku përparësi për furnizim u është dhënë institucioneve.

Ajo tha se protesta drejtohet nga anëtarët demokratë Këshillit Bashkiak dhe se nuk është momenti për të bërë opozitë me një fatkeqësi.

“Mendoj që nuk është momenti të ndajmë përgjegjësitë. Ujësjellësi nuk është në varësi të bashkisë, por është momenti të menaxhojmë këtë fatkeqësi. Lajmi i mirë është se sot testimi ka rezultuar pozitiv në provën e fundit dhe një pjesë e qyteti, pra ajo e Lungomares me një presion minimal për të mos rritur niveli ne riskut derisa të bëjmë zgjidhjen përfundimtare.

Pompa në këtë testim gradual do të fillojnë të furnizojnë pjesë të veçanta të qytetit. Por theksoj se në qytet operojnë prej 3 ditësh mbi 15 bote uji, por i kemi dhënë prioritet institucioneve. Protesta organizohet nga opozita dhe nga anëtarët e Këshillit Bashkiak të opozitës. Nuk është momenti që të bëjnë opozitë me një fatkeqësi natyrore. Kjo është një analizë që i takon ndërmarrjes së ujësjellësit. Lajmi i mirë është që pjesa është gjendur dhe është duke mbërritur në aeroportin e Rinasit”, tha Brunilda Mersini. /Pamfleti/

vlore protesta uji

Lini një Përgjigje