
Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta gjatë kësaj të diele, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin.
Sipas parashikimit meteorologjik, pjesa më e madhe e vendit do të dominohet nga dielli, ndërsa vranësira të pakta kalimtare priten vetëm në zonat malore të lindjes dhe juglindjes.
Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, pa krijuar probleme të veçanta.
Edhe kushtet në det paraqiten të favorshme, me valëzim të ulët, të forcës 1 deri në 2 ballë.
Lini një Përgjigje