
Revolucioni Flamingo ka hyrë sot në ditën e tetë të protestave. Qytetarë nga Tirana dhe qytete të tjera të vendit kanë nisur të mblidhen në Sheshin Skënderbej, dhe po marshojnë drejt Kryeministrisë.
Ajo që nisi si një reagim kundër projektit të diskutueshëm në Zvërnec është shndërruar tashmë në një revoltë më të gjerë kundër qeverisë. Në pankartat e protestuesve dominojnë mesazhe si “Rama ik”, “Rama dorëhiqu”, “Atdheu nuk shitet”, ndërsa nuk mungojnë as thirrjet kundër gjithë klasës politike me sloganet “Rama në burg, Berisha në burg”.
Sipas organizatorëve, protesta nuk është më vetëm për Zvërnecin. Ajo përfaqëson zemërimin e akumuluar prej vitesh ndaj asaj që qytetarët e konsiderojnë si arrogancë të pushtetit, vendimmarrje pa konsultim publik dhe favorizim të interesave të një pakice në dëm të interesit publik.
Protestuesit kanë dorëzuar pesë kërkesa, ku e para dhe më e rëndësishmja mbetet largimi i qeverisë së Edi Ramës. Sipas tyre, Shqipëria po përballet me një krizë përfaqësimi dhe besimi, ndërsa kauza e Zvërnecit ishte vetëm shkëndija që ndezi revoltën.
Përgjatë javës, protestat janë shtrirë në disa qytete të vendit, ndërsa kanë gjetur mbështetje të fortë edhe te diaspora shqiptare. Tubime të ngjashme janë zhvilluar në Londër, Berlin, Mynih, Milano, Vjenë, Tornto, Nju Jork dhe më gjerë.
thuaj me mire mijra islamik te albin kurtit kunder Shqiperise qe ta kthejne Shqiperine si ne 50 vjet e izolimit ku gatuanim atje ku dhisnin dhe tani per 10 vjet cdo familje ka dy makina, 60 erqind kane nga dy shtepi, 300 mij llogaria bankara jo ologarket ne 10 vjet kane katerfishuar kursimet , ekonomia po ecen perfect, kjoeshte arsyeja e vertet qe bejne protest islamiket, radikalet vetvendosje, serbet, greket dhe iranianet, por ata jane shume pak dhe SHqiperia do te behet se eshte rreshtuar me perendimin dhe jo me talibanet