
Edmond Shkoza është zgjedhur kryetar i Degës së Partisë Demokratike në Kurbin, pasi siguroi mbështetjen më të madhe të anëtarësisë në procesin zgjedhor të sapopërfunduar.
Në përballjen me kandidatin tjetër, Vilson Bitraj, Shkoza arriti të marrë 512 vota, ndërsa rivali i tij siguroi 249 vota, duke krijuar një diferencë të qartë mes tyre.
Zgjedhjet në Kurbin janë pjesë e procesit të riorganizimit të strukturave të Partisë Demokratike në nivel lokal, që po zhvillohet paralelisht në disa qytete të vendit.
Procese të ngjashme janë mbajtur edhe në Krujë, Shkodër, Lezhë, Durrës, Elbasan dhe Tiranë, në kuadër të forcimit të organizimit të partisë në terren.
Lini një Përgjigje