TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Prill 2026, 20:43

Aulon Kalaja merr kreun e degës së PD në Krujë

Shkruar nga Pamfleti
Aulon Kalaja merr kreun e degës së PD në Krujë
Aulon Kalaja

Partia Demokratike në Krujë ka përmbyllur procesin zgjedhor për drejtimin e degës së re të bashkuar, që përfshin edhe Fushë Krujën, sipas rregullave statutore të partisë.

Numërimi i votave konfirmoi si fitues Aulon Ylli Kalaja, i cili garoi kundër Myftar Hysen Ismailajës. Rezultati përfundimtar tregon një diferencë të theksuar në favor të Kalasë.

Në këtë proces morën pjesë 717 anëtarë të PD-së nga disa njësi të zonës, përfshirë Krujën, Fushë Krujën, Thumanën, Burizanën, Cudhin, Niklën dhe Bubqin.

Sipas të dhënave zyrtare, Kalaja siguroi 622 vota, duke marrb kështu drejtimin e degës së Partisë Demokratike në Krujë.

Aulon Kalaja merr kreun e degës së PD në Krujë

partia demokratike kruje fushë-krujë aulon kalaja

Lini një Përgjigje