TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Korrik 2023, 07:22

Rrahman Rrajat nuk i solli Çuçi dhe nuk mund t’i zbojë Balla!

Shkruar nga Pamfleti
Rrahman Rrajat nuk i solli Çuçi dhe nuk mund t’i zbojë
Taulant Balla, Edi Rama dhe Bledi Çuçi

Edi Rama, ti je Rrahmani, ti je eksplozivi i gurores dhe i çdo gjëje që ka mbetur në këtë vend!

Guroret dhe gjithë pasuritë kombëtare nuk i dhuroi Çuçi dhe nuk mund t’i mbledhë Balla. Tribalet me shkopinj bejsbolli nuk i dërgoi Çuçi dhe nuk mund ti ndalojë Balla.

Sepse Çuçi nuk mund t’i lirojë kriminelët dhe pastaj t’i kapë Balla.

Prandaj arnimet e tua nuk mund ta mbajnë dot në këmbë thesin tënd të shqyer nga të katër anët nga mola e korrupsionit!

Sepse ti je Rrahmani, ti je eksplozivi i gurores dhe i çdo gjëje që ka mbetur në këtë vend!

Sepse ti je tribuja që shkopin e bejsbollit e kë gjymtyre organike të trupit dhe mendjes dhe me të cilin mendon se do të prosperosh!

Sepse ti dhe vetëm ti je identikiti i varfërisë, frikës, dhunës, shpopullimit, vjedhjes dhe antishqiptarizmës!

Prandaj për herë të parë në jetën tende merr një laps dhe një letër dhe bëj hesap se çfarë ke bërë dhe sa i kushton këtij vendi!

Nëse do ta besh vendimi do të të shfaqet automatikisht përpara!

Vendim të cilin ose do ta marrësh vete ose do të ta komunikojnë!

 

edi rama rrajat bledi cuci taulant balla

Lini një Përgjigje