Aktualitet 5 Mars 2023, 16:36

Reshje shiu dhe rritje temperaturash, mësoni si do të jetë moti javën e ardhshme

Shkruar nga Pamfleti

Reshje shiu dhe rritje temperaturash, mësoni si do të jetë moti

Për javën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me orë me diell, por edhe alternime vranësirash kalimtare mesatare deri të dendura. Në orët e mesditës deri dhe orët e mbrëmjes vonë vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu kryesisht me intensitet të ulët. Por, nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave si dhe rrebesheve e stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Temperaturat pritet të jenë në rritje graduale kjo edhe për shkak të erës me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe hera-herës deri intensive.

“Çudia” mund të ndodhë javën pasardhëse me depërtimin e Anticiklonit të Azoreve drejt Europës qendrore shoqëruar me masa ajrore nga veriu i Afrikës. Ky fenomen mund të sjellë jo vetëm mot të qëndrueshëm (kthjellime) por edhe rritje të temperaturave si në vlerat e mëngjesit ashtu dhe ato të mesditës.

Reshje shiu dhe rritje temperaturash, mësoni si do të jetë moti