TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Mars 2023, 10:19

I dashuri i 23-vjeçares shqiptare: Ifigjeninë e nxora gjallë nga treni, më ndihmoi një fëmijë

Shkruar nga Pamfleti

I dashuri i 23-vjeçares shqiptare: Ifigjeninë e nxora gjallë

Ifigjenia Micka, ishte një nga viktimat e aksidentit tragjik në Greqi ku një tren udhëtarësh u përplas me një tren mallrash.

23-vjeçarja shqiptare po udhëtonte me të dashurin e saj, i cili i shpëtoi plagëve të marra. Ai tregoi për mediat greke se e kishte pasur të vështirë të nxirrte trupin e partneres së tij nga vagoni i cili po digjej.

Për këtë e kishte ndihmuar një fëmijë, siç tregoi ai.

“Nga përplasja u thyen xhamat. Ifigjenia ishte varur nga dritarja dhe unë e mbaja me gjithë forcën time. Po bëja thirrje për ndihmë, në një moment më ndihmoi një fëmijë, e zbritëm dhe e çuam në pikën e parë, prej nga dilnin njerëzit. E vendosëm në ulëse, sepse ishte në gjendje kritike dhe nuk doja ta lëndoja dhe dola jashtë për të thirrur zjarrfikësit. U përpoqa të kthehesha, por nuk më lanë dhe më çuan në ambulancë. Që atëherë i humba gjurmët e saj. Unë pyesja dhe askush nuk më përgjigjej,” – u shpreh i riu.

Pak çaste para ngjarjes tragjike, kishte folur me motrën, së cilës i kishte treguar se ishte kënaqur në udhëtim dhe dukej shumë e lumtur. Po ashtu kishte kontraktuar nënën për t’i thënë që do të flinte dhe të mos bëhej merak se babai i partnerit do t’i dilte para për t’i çuar në shtëpi.

ifigjenia micka tragjedia ne greqi

Lini një Përgjigje