Spartak Ngjela ka dhënë një dëshmi të rrallë, ku ka folur mbi prapaskenat e fshehta të familjeve më të pushtetshme të bllokut komunist. Po ashtu ai ka treguar qëndrimin e ashpër kundër regjimit, ndonëse ishte djali i ministrit jetëgjatë të Tregtisë, Kiço Ngjela.
Avokati theksoi se revolta kundër sistemit ka nisur nga mungesa e thellë e lirisë individuale, aq sa ka pasur një refuzim të plotë për të marrë pjesë edhe në votimet e diktaturës.
“E ndjeva sepse nuk, ç'rëndësi ka ku isha unë. Ajo s'përfaqësonte gjë. Ajo që më futi në antagonizëm ishte që s'isha i lirë. Nuk shtypja dot gjë. Unë të parën, në komunizëm nuk kam votuar asnjë gjë. Nuk pranoja. Me ata. Po duhet të pranoj një gjë që unë kam qenë i hapur, antikomunizmit, kundër komunizmit, duke qenë ai ministër. Por mos mendoni se jam trim. Isha i mbrojtur. Duhet ta kuptojmë këtë, se njeriu duhet të jetë realist. Se pyetja bëhet, po të mos ishe i mbrojtur? Babai ministër, nënën zëvendësministre. Gjithë çështja ishte që, gjithë çështja ishte që ata më toleruan. Nuk më thanë ndonjë gjë fare.
Unë isha i ingranuar me disidencën që ishte atëherë në atë rrugën që ne i thoshim Broadway. Kisha disidencë atëherë e heshtur, me katër a katër veta, nuk mund të bëhej dot se të hidhnin në burg. Por unë isha i mbrojtur, të jemi realistë. Nuk çaja kokë. Jo se isha trim, por isha i mbrojtur, ishte me regjimin, unë isha kundër regjimit. Edhe djali i Mehmet Shehut.
Ladin. Nuk jeton sot. Unë e kisha shok të ngushtë. Kundërshtar ishte. Po ata kishin një gjë, ishin të matur në publik. Kurse unë isha në publik. Kisha në publik të hapur. S'çaja kokë fare. Këtu dallonim. Ndoshta kjo është diferencë e tipit. Jo e mendjes. Se Ladi ishte një intelektual i nivelit shumë të lartë, por kundërshtar. Pranonte... kundërshtar në një kohë që të atin e kishte kryeministër. Në një darkë kishim ne që bëmë, merrja pjesë dhe unë, Shehu, i tha Ladit, në këtë festë Ngjela nuk duhet të vijë. Për mua. Por ky i tha në qoftë se s'vjen ai unë nuk e bëj festën. Kishte fejesën ose dasmën po. Edhe më pranuan. Vajta atje. Ai u soll shumë mirë. Ai u soll shumë mire”, u shpreh Ngjela në “Ora news”.
Lini një Përgjigje