TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Nëntor 2025, 21:22

Rrëshqitje dherash në hyrje të tunelit të Skërficës, bllokohet përkohësisht qarkullimi

Shkruar nga Pamfleti

Rrëshqitje dherash në hyrje të tunelit të

Rrëshqitje dherash ka pasur pasditen e sotme edhe pranë tunelit të Skërficës, në aksin rrugor Delvinë- Kardhiq.

Sipas informacioneve zyrtare, shërbimet policore të Sarandës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të monitoruar situatën dhe për të garantuar sigurinë në rrugë.

Në momentin e shkarjes së dherave nuk kishte qarkullim mjetesh, çka ka shmangur çdo rrezik të mundshëm për aksidente.

Menjëherë pas vlerësimit të situatës, në vendngjarje ka mbërritur edhe firma përgjegjëse për pastrimin e rrugës, e cila ka kryer heqjen dhe pastrimin e plotë të segmentit të prekur.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme një shembje masive dherash dhe shkëmbinjsh bllokuan totalisht aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë, dy muaj pas inaugurimit.

Shembja ka ndodhur në afërsi të tuneleve duke e bërë këtë aks rrugor të pakalueshëm për automjetet.

 

Lini një Përgjigje