TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Tetor 2023, 11:14

Rrjedhja e gazit në një karburant në Tiranë, arrestohet pronari dhe dy punonjësit

Shkruar nga Pamfleti

Rrjedhja e gazit në një karburant në Tiranë, arrestohet

Pronari i karburantit në Shkozë dhe dy punonjës janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës.

Ata dyshohet se kanë shkelur rregullat e punës për lëndët plasëse dhe djegëse, veprim i cili, dyshohet se çoi në dëmtimin e tubit dhe rrjedhjen e tij.

Sipas policisë, subjekt në rrugën “Sadik Petrela” ishte i palicensuar për tregtimin e hidrokarbureve.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit A. Ç., 58 vjeç, (administrator në një subjekt), Xh. R., 38 vjeç, (menaxher i subjektit), dhe M. H., 54 vjeç, (shofer), të tre banues në Tiranë.

Shtetasi Xh. R., menaxhon një subjekt në rrugën "Sadik Petrela", të palicensuar për tregtimin e hidrokarureve. Ditën e djeshme, shtetasi M. H., duke parkuar automjetin autocisternë në këtë subjekt, ka dëmtuar një tub dhe si pasojë është shkaktuar rrjedhje gazi. Shtetasi A. Ç., administrator i këtij subjekti, ka përdorur pajisje të cilat nuk plotësojnë kushtet thelbësore të sigurisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

rrjedhja e gazit në një karburant

Lini një Përgjigje