
Ish-prokurori që ka hetuar dosjen “Durrës-Kukës”, Ervin Karanxha tha se kjo çështje duhet të rihapet nga SPAK.
Karanxha u shpreh se ish-ministri i Transporteve Lulzim Basha ka kryer vepër penale, ndërsa shtoi se dëmi real është mbi 600 milionë euro. Ai theksoi se dosja u mbajt peng nga Ina Rama, me qëllim që të dalë jashtë afatit.
Kranxha ka paralajmëruar se kjo çështje mund rë rihetohet, pasi sipas tij nuk ka asnjë pengesë ligjore për të mos u rihapur.
“Kjo është çështje shumë e rëndësishme. Kallëzimi ka ardhur nga inxhinieri Arben Meçe. Prokuror kam qenë unë. Kishim të bënim me një vlerë dëmi 230 milionë euro. Dyshohet se dëmi është më i madh sepse rruga nuk pati punime përfundimtare. U bënë dhe aktet e ekspertimit. Çështjen e kemi pasur me prioritet. Konstatuam se kishte shkelje ligjore, vepër penale të kryer nga ish ministri i Transporteve, Lulzim Basha. Më pas kemi shpallur moskompetencë dhe çështjen e kemi transferuar në Prokurorinë e Përgjithshme. Çështja shkoi jashtë afatit dhe u pushua.
Dosja u mbajt me qëllim nga Ina Rama, që të dalë jashtë afatit. Gjykata e Lartë është shprehur te një vendim i shfuqizuar, provat e marra jashtë afatit të hetimit nuk mund të quhen. Është dëm i madh i buxhetit të shtetit. Mendoj se dëmi është i madh, mund të jetë mbi 600 milionë euro. Mos të harrojmë, euro atëherë ka qenë shumë e fortë. Ligji ka ndryshuar. Mund të rifillojë si rasti i Mediut. Nuk ka asnjë pengesë ligjore që kjo çështje të rihetohet”, tha ish-prokurori për “Abc News”.
Lini një Përgjigje