Mbi 2.4 ton produkte ushqimore janë bllokuar në Tregun Agro-Ushqimor në Tiranë. Sipas të dhënave zyrtare, kontrollet janë ushtruar në subjektet që tregtojnë produkte me origjinë shtazore, ku janë konstatuar mallra të pasigurta, produkte pa etiketim dhe mungesë gjurmueshmërie.
Në total u sekuestruan 2,214.2 kilogramë produkte kryesisht sallam dhe fruta të thata, të cilat rezultuan të pasigurta, pa etiketë ose me etiketim të parregullt.
Sipas njoftimit, të gjitha produktet e bllokuara do të dërgohen për asgjësim. Për shkeljet e konstatuara janë vendosur 7 masa administrative, me një vlerë totale prej 1,600,000 lekësh. Konkretisht, 800,000 lekë gjobë janë vendosur për tregtim ushqimi të pasigurt, 500,000 lekë për mungesë gjurmueshmërie dhe 300,000 lekë për mungesë etiketimi.
"Kontrolle në Tregun Agro-Ushqimor, Tiranë – Bllokohen mbi 2.4 ton produkte
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), pas një denoncimi të ardhur në adresën zyrtare dhe në zbatim të legjislacionit në fuqi, zhvilloi kontrolle në subjektet që tregtojnë produkte ushqimore me origjinë shtazore në Tregun Agro-Ushqimor, Tiranë.
Nga 14 subjekte të planifikuara për inspektim, në 5 prej tyre u krye kontroll i plotë, ndërsa 9 u gjetën të mbyllura.
Gjatë kontrolleve u bllokuan
197.5 kg produkte të pasigurta (djathë kaçkavall dhe fruta të thata);
2214.2 kg produkte pa etiketë ose me etiketim të parregullt (sallam dhe fruta të thata).
Të gjitha produktet e bllokuara kanë destinacion asgjesimin.
Për shkeljet e konstatuara u vendosën 7 masa administrative (gjobë), në vlerë totale 1,600,000 lekë, konkretisht:
800,000 lekë për tregtim ushqimi të pasigurt;
500,000 lekë për mungesë gjurmueshmërie;
300,000 lekë për mungesë etiketimi.
AKU do të vijojë kontrollet në terren për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit", thuhet në njoftimin e AKU.
Lini një Përgjigje