TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Shkurt 2026, 12:47

Seanca për imunitetin e Ballukut, Bardhi pyet SPAK-un: Kërkesa për arrestimin është e bazuar në motive politike?

Shkruar nga Pamfleti

Seanca për imunitetin e Ballukut, Bardhi pyet SPAK-un: Kërkesa

Gjatë seancës në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve, kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, ka pyetur prokurorët e SPAK nëse kërkesa e tyre në Kuvend është e motivuar ose jo politikisht.

“Kërkesa që na keni sjellë për autorizimin e Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut është e bazuar në motive politike?”, iu drejtua Bardhi, grupit të 3 prokurorëve të SPAK (Klodian Braho, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko).

Nga raportimet mësohet se në përgjigjen e tyre prokurorët kanë deklaruar se kërkesa e tyre s’ka asnjë lidhje me motive politike. Ata u shprehën se gjithçka bazohet në prova dhe fakte.

Më herët avokatët e Belinda Ballukut kërkuan nga SPAK që të paraqeste prova dhe fakte mbi atë që e konsideruan si dyshim të SPAK se zv.Kryeministrja e pezulluar nga funksionet qeveritare mund të largohej nga Shqipëria, ndërsa ka respektuar vendimet e Gjykatave.

keshilli i mandateve balluku spak bardhi

Lini një Përgjigje