
Partia e Lirisë ka reaguar për shembjen e rrugës Korçë-Ersekë.
Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Tedi Blushi, ka thënë se 72 milionë euro u përpinë nga gropa e madhe e korrupsionit.
Blushi ironizon duke thënë se rrugët dhe lidhja mes Korçës e Kolonjës, nuk u ndërprenë dot as nga luftërat, por u ndërprenë nga korrupsioni i Edi Ramës.
“Rreth 72 milion euro u shpenzuan për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë (35 km gjithsej) që sot u përpinë nga gropa e madhe e korrupsionit. “Rruga e florinjtë”, pa mbushur as vitin nga inaugurimi, u shemb në një pjesë të konsiderueshme të saj duke e ndërprerë qarkullimin automobilistik. Për të shkuar sot nga Korça në Kolonjë apo anasjelltas janë të hapura vetëm shtigjet e dhenve! As bombardimet e pushtuesve në Luftën e Parë Botërore dhe në Luftën e Dytën Botërore nuk e shkatërruan rrugën dhe as e ndërprenë dot lidhjen mes Korçës dhe Kolonjës. Këtë mundi ta bënte vetëm korrupsioni i shfrenuar dhe babëzia e Edi Ramës, Belinda Ballukut dhe Ansamblit Hajdutëria të “Rilindjes” që pas 11 vitesh në pushtet, jo vetëm rrugën nuk e ndërtuan, por e lanë sot Korçën dhe Kolonjën pa rrugë fare”, ka shkruar Tedi Blushi.
Lini një Përgjigje